E konsideronte si djalin e tij, ish-trajnerit kampion bote i mbahet i fshehtë lajmi i vdekjes së Maradonës

0
carlos bilardo 1

Ai është një person, ndoshta një nga të paktët në botë, i cili ende nuk e di që Maradona ka vdekur. Askush nuk ka guximin t’i japë lajmin Karlos Bilardos, trajnerit kampion bote të Argjentinës në 1986, i cili tani është 82 vjeç dhe vuan nga ç’rregullimi mendor.

Bilardo nuk ishte vetëm trajneri i “Pibe de Oro”-s, por një lloj babai birësues, aq sa disa herë gjatë viteve ai tha se “Diego ishte djali që nuk e kishte kurrë”.

Një situatë surreale që të kujton atë të protagonistit të ‘Lamtumirë, Lenin!’, Një tifoz i komunizmit që bie në koma pak para rënies së murit të Berlinit dhe që askush nuk ka guximin të raportojë se vendi ka përfunduar në duart e kapitalistëve pas rizgjimit të tij.

“Nuk mund t’i them se Diego ka vdekur”, rrëfeu vëllai i Karlos, Horge Bilardo në mikrofonat e “Radio Provincia”, sepse ai e donte atë si një djalë. Ish-trajneri i “Albiceleste”-s, jeton në një apartament në Buenos Aires ku kurohet nga disa infermiere, të cilave u është ndaluar ta lejojnë të shikojë televizor.

“Infermierja tashmë e dinte që nëse kjo do të ndodhte, televizioni duhej të ndalohej. Dhe kështu ndodhi. Karlos u tha që kablli i TV u prish”, tha Horge Bilardo.

Bilardo udhëhoqi Maradonën dhe përfaqësuesen argjentinase në tre Kupa Bote, nga viti 1982 deri në vitin1990, dhe e udhëhoqi ekipin në titullin e botës të 1986 dhe në një tjetër finale, atë që ata humbën në Itali, përsëri kundër Gjermanisë katër vjet më vonë.

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ Asnjë qytet nuk është identifikuar si Napoli me Maradonën, shikoni çfarë bëjnë tifozët jashtë stadiumit
Artikulli i radhësVIDEO/ Plas te lamtumira e fundit e Maradonës, qytetarët e shumtë përleshen me policinë