Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen, duke i marrë jetën një gruaje të moshuar.
Aksidenti ndodhi kur dy automjete janë përplasur midis tyre dhe për pasojë, një 70 vjeçare, pasagjere në mjetin tip Benz, ka humbur jetën.
Njoftimi:
Në aksin rrugor Milot-Rrëshen ,në vendin e quajtur “Skuraj”, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj.N., është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M.Sh.
Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime duke gjetur vdekjen shtetasja D.N.,70 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Benz”,me drejtues shtetasin Gj.N.
Grupi hetimor ndodhët në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.