Barcelona po fiton me rezultatin 4-0 ndaj Osasunës, e vlefshme për javën e 10-të në La Liga.
Golin e katërt për skuadrën blaugrane e shënoi Lionel Messi. “Pleshti” ia dedikoi legjendës së argjentinës, Diego Armando Maradona, golin e shënuar ndaj Osasunës.
Sulmuesi argjentinas zgjodhi një mënyrë të veçantë për ta festuar golin. Ai hoqi fanellën e Barcelonës , duke zbuluar poshtë saj, fanellën Newell’s Old Boys me numrin dhjetë.
Messi filloi karrierën e tij me Newell, ndërsa Maradona luajti gjatë vitet e fundit të karrierës së tij te klubi argjentinas. Ishte një homazh vërtet prekës midis dy prej lojtarëve më të mëdhenj që kanë luajtur ndonjëherë.