Diego Armando Maradona është ndarë nga jeta e përditshme fizikisht, por ai do të mbetet përjetë gjallë, më prezent se kurrë.
Ditën e mërkurë zemra e Maradonës pushoi së rrahuri duke e kthyer 25 nëntorin në ditë zie jo vetëm për Argjentinën por për të gjithë botën e sportit.
Maradona mbi të gjitha do të mbahet mend për “Dorën e Zotit” golin e famshëm kundër Anglisë në Botërorin e 1986-ës. Së fundmi një karikaturë me një domethënie të madhe po bën “namin” në rrjetet sociale.
Maradona shfaqet duke takuar Zotin në Parajsë për t’i dhuruar dorën e madhështisë.