“Kishte frikë nga vajzat”/ Ish-shoqja e klasës nxjerr sekretet e Kim Jong-un

0

“Kim Jong-Un ishte një njeri i vetmuar dhe kishte frikë nga vajzat në shkollë”.

Kështu raportohet të ketë thënë një ish-shoqe klase e diktatorit të Koresë së Veriut, në librin e saj. Anna Fifield, thekson se tirani, tashmë 36-vjeç, shmangte kontaktet me vajzat në kohën që kryente studimet në Zvicër.

Me librin e saj Anna i drejtohet një audience të caktuar, më konkretisht atyre personave që kanë pasur kontakte me Kim, kur ai ishte adoleshent. Në librin “The Great Successor: The Secret Rise and Rule of Kim Jong-un”, ndër të tjera ajo shkruan:

“Në një kohë kur adoleshentët thyenin çdo rregull, Kim Jong-un nuk ishte një adhurues i festive apo playboy. Ai nuk shikonte në kampet e shkollës, festa apo disko. Kurrë nuk ka pirë qoftë një pikë alkooli. Madje ai shmangte në mënyrë absolute kontaktet me vajzat”.

Artikulli i mëparshëmNdryshon emri një mijëvjeçar, fshati “Fucking” do të ketë një emër të ri nga janari!
Artikulli i radhësShtrohen pacientët e parë në COVID-4! Manastirliu tregon kategoritë që do ndiqen në këtë spital