Tronditet Suedia: Nëna mban djalin rob për 30 vjet

0

Një person në të 40-at e tij u gjet në gjendje shumë të keqe nga një i afërm në një apartamen të dielën, tha prokurorja e Stokholmit Emma Olsson, duke thënë se ai u mbajt si i burgosur nga e ëma ndoshta 30 vjet.

Disa media suedeze cituan të afërmin i cili e gjeti atë duke thënë se burri 4-vjeçari ishte shtrirë në dysheme në një batanije, mbështjellë me batanije, se ishte pa dhëmbë, nuk mund të fliste dhe trupi i tij ishte i mbuluar me plagë, si dhe vuante nga ulçera.

“Ai është në spital tani dhe ka nevojë për një operacion”, tha Olsson.

Media suedeze raportoi se djali u nxorr nga shkolla në moshën rreth 12 vjeç. Pranë tij në mur ishin dy kalendarë nga 1995 dhe 1996, dhe banesa ishte në një rrëmujë.

“Nëna mohon pretendimet e burgosjes dhe dëmtimit të rëndë trupor”, tha Olsson në një deklaratë.

Deri më tani nuk ka asnjë shpjegim pse djali po mbahej rob.

Policia, e paralajmëruar nga stafi i spitalit, rrethoi një apartament në rrethin Haninge të Stokholmit për hetim.

“Ne po hetojmë sa kohë u burgos djali, supozojmë se ndodhi për një kohë të gjatë,” tha një zëdhënës i policisë.

Artikulli i mëparshëmMyrto Uzuni rrëfehet për mediet në Spanjë: Laja pjatat në Greqi, në Shqipëri s’paguaja dot as 12 euro në muaj
Artikulli i radhësProkurori i Përgjithshëm i SHBA-së: Nuk ka asnjë provë për mashtrim në zgjedhjet e 3 nëntorit