Masat anti-Covid/ Mitsotakis: Kthimi në normalitet nuk është larg! S’ka jetë nate deri në…

0
Masat anti-Covid/ Mitsotakis: Kthimi në normalitet nuk është larg! S’ka jetë nate deri në…

Kyriakos Mitsotakis, Kryeministri i Greqisë, ka theksuar se vendi nuk do të ketë argëtim nate në bare e restorante, deri në momentin që do të ketë një vaksinë ndaj COVID-19.

Kryeministri grek ka garantuar se kthimi në normalitet nuk është larg, por as tani, teksa ka sqaruar se pas daljes nga Lock-Down i dytë grekët duhet të jenë më të kujdesshëm.

Ai në formë të prerë ka bërë të qartë se baret nuk do të lejohen të kenë më grumbuj njerëzish, kurse për restorantet ka lënë të hapur mundësinë për një hapje me distancim social.

“Shpresoj që ndërsa dalim nga bllokimi i dytë do të jemi shumë më të kujdesshëm. Por përsëri, kjo do të thotë që ju duhet të shpenzoni për këto procese. Për shembull argëtimi natën, baret, argëtimi i mesnatës. Ne nuk mund të kemi grumbuj njerëzish në bare derisa të kemi vaksinat. Ndoshta në një moment do të jemi në gjendje të hapim restorante me distancën e duhur sociale. Ne po mendojmë gjithashtu të hapemi për shitje me pakicë, por kufizime specifike do të zbatohen deri në vaksinë,” tha ai.

Artikulli i mëparshëm‘Komplot për vrasjen e kryetarit të Stambollit’/ Njoftimi alarmues i ISIS për Ministrinë e Brendshme turke
Artikulli i radhësFOTO/ Gëlltiti një vidë dhe i ngec në mushkri, mjeku që operoi vajzën e mitur, publikon pamjet