Një ngjarje e rrezikshme është regjistruar në Kretë, ku një vajze e mitur, rreth tre vjeçë ka gëlltitur një vidë dhe u transportua menjëherë në spital nga familja.
Pas ekzaminimeve, u pa se vida që e mitura kishte gëlltitur përfundoi në mushkërinë e saj të majtë, tha profesori i asociuar i ORL-së në Shkollën Mjekësore të Kretës, Manolis Prokopakis.
Mjekët e çuan vajzën në sallën e operacionit dhe pas disa kohësh ata arritën të hiqnin vidën.
Prokopakis në një postim në rrjetet sociale shkruante: “Kirurgji shumë urgjente! Heqja e një vidhe nga mushkria e majtë e një vajze tre vjeçare. Shume e rrezikshme…”.