Oficeri i CIA-s vritet në operacion, do arrestonte një…

0
Oficeri i CIA-s vritet në operacion, do arrestonte një...

Një oficer i CIA-s vdiq gjatë një operacioni në Somali, raporton The Guardian.

Ai ishte pjesë e një operacioni për të kapur një ekstremist të rëndësishëm, që mendohet se është përgjegjës për vrasjen e një ushtari amerikan në Kenia.

Oficeri ishte dërguar në Somali bashkë me forcat speciale amerikane dhe somaleze. Por kur filloi operacioni, ekstremisti i Al-Shabaab shpërtheu një bombë, duke e vrarë atë dhe katër ushtarakë somalezë.

“Fluturuam rreth orës dy të natës. Zbritëm nga helikopteri dhe u nisëm në këmbë, kur nga shkurret u dëgjua një shpërthim i fuqishëm. Miku ynë amerikan u vra bashkë me katër oficerë somalezë”, tha një burim.

Mendohet se operacioni kishte për qëllim kapjen e Abdullah Osman Mohamed, i njohur edhe si Inxhinieri Ismail. Ai është një ekspert në prodhimin e bombave.

Burimet nga grupi terrorist Al-Shabaab thanë se kishin marrë informacione për lëvizjen e oficerit të CIA-s.

CIA nuk e ka komentuar këtë ngjarje.

Artikulli i mëparshëm“2020, viti i dytë më i nxehtë që prej 1850”, Organizata Botërore e Meteorologjisë: Ja çfarë parashikojnë shkencëtarët për të ardhmen
Artikulli i radhësZbulimi amerikan: Agjentë kinezë po shenjestrojnë ekipin Biden