“Turbinat do jenë sa qiell-gërvishtëset” – Parku më i madh në botë për energji të rinovueshme, do të furnizojë 6 milion shtëpi me elektricitet

0

Parku më i madh në botë i energjisë së prodhuar nga era në det është një hap më pranë ndërtimit.

Ndërmarrja britanike SSE Plc dhe kompania energjetike norvegjeze Equinor ASA arritën mbylljen financiare të projektit në brigjet lindore të Anglisë. Projekti do të ketë turbina me madhësi qiell-gërvishtëseje.

Parku do të prodhojë energji elektrike të mjaftueshme për të furnizuar 5% të kërkesës së Mbretërisë së Bashkuar, ose ekuivalentin e gjashtë milion shtëpive.

Vendimi vjen vetëm disa ditë pasi Bashkimi Evropian njoftoi një stimul prej 940 miliardë dollarësh në energjinë e prodhuar nga era, për të përmbushur objektivat e ngrohjes globale, si dhe planin e gjelbër të Kryeministrit Boris Johnson për të mbështetur burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Investimi total në dy fazat e para të projektit do të jetë rreth 6 miliard paund (8 miliard dollarë) dhe ka krijuar tashmë qindra vende pune në Mbretërinë e Bashkuar.

Artikulli i mëparshëmVrasje profesionistësh/ Rindërtimi në 3D i ekzekutimit me ‘bukë në gojë’ të shqiptarit në Brazil
Artikulli i radhës13 fakte marramendëse për ekonominë e Rusisë