Nafta pritet të kapë çmimin më të lartë prej muajit mars pas lajmeve nga OPEC +. Bursa për datën 3 Dhjetor 2020

0
OPEC Meeting Talks Delayed so Cooler Heads Prevail

Tregjet e naftës të enjten ishin në rrugën e duhur për të arritur çmimet e tyre më të larta që nga fillimi i marsit pasi burimet konfirmuan se OPEC dhe Rusia ranë dakord për një rritje modeste të prodhimit prej 500,000 fuçi në ditë (bpd) nga janari e tutje.

Rritja do të thotë se Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe Rusia, grupi i njohur si OPEC +, do ta çojë uljen e prodhimit në 7.2 milion bpd, ose shtatë përqind të kërkesës globale nga janari, krahasuar me shkurtimet aktuale prej 7.7 milion bpd.

Prodhuesit e OPEC +, megjithatë, nuk arritën të gjenin një kompromis mbi një politikë më të gjerë dhe afatgjatë për pjesën tjetër të vitit të ardhshëm.

Kontratat e ardhshme të Brent u rritën me 63 cent, ose 1.3 përqind, në 48.88 $ për fuçi deri në 1:01 pasdite EST (18:01 EMT). Nafta e papërpunuar amerikane West Texas Intermediate (WTI) u rrit 49 cent, ose 1.1 përqind, në 45,77 $.

Kjo i vë të dy standardet në rrugën e duhur për t’u mbyllur në nivelet e tyre më të larta që nga 5 Marsi – përpara se shumica e vendeve të vendosnin bllokime për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

OPEC + u takua të Enjten për të punuar në politikat për 2021 pasi bisedimet në fillim të javës nuk arritën në asnjë përfundim se si të trajtojmë kërkesën e dobët të naftës mes një vale të re të infeksioneve të koronavirusit.

Pasi shpresat për aprovimin e shpejtë të vaksinave COVID-19 nxitën një rritje të çmimeve të naftës në fund të Nëntorit – kontratat e ardhshme e Brent fituan 27 përqind në nëntor – disa prodhues vunë në dyshim nevojën për të forcuarmë tej  politikën e uljes së prodhimit të naftës.

Këto çmime më të larta në nëntor nxitën prodhuesit amerikanë të rrisnin prodhimin për tre javë rradhazi, çka nuk ndodhte që nga qershori 2019, duke arritur 11.1 milion bpd, sipas të dhënave të qeverisë.

“Me prodhimin e naftës në SHBA në rritje, OPEC + nuk mund t’i lejojë amerikanët të fitojnë pjesën e tregut në kurriz të tyre”, tha Edward Moya, analist i lartë i tregut në OANDA në Nju Jork.

Katër burime të OPEC + thanë që grupi tani do të mblidhet çdo muaj për të vendosur mbi politikat e prodhimit përtej janarit dhe rritjet mujore nuk kanë gjasa të kalojnë 500,000 bpd.

Takimet mujore të OPEC + do t’i bëjnë çmimet më të paqëndrueshme dhe do të komplikojnë parashikimet mbi tregtimin e karburanteve.

Bursa për datën 3 Dhjetor 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA412.50+ 3.50
DIESEL394.75+ 5.25

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmTakimi me bizneset në Lezhë/ Basha: Qeveria i la në baltë, koha për të ndryshuar Shqipërinë
Artikulli i radhësShifrat zyrtare/ Sa gomerë ka në Shqipëri?