COVID/ Biden: Do t’ju kërkoj amerikanëve të mbajnë maskat për 100 ditë

0

Biden është shprehur për CNN se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kishin zvogëlim të ndjeshëm të rasteve me COVID – 19, nëse çdo amerikan do të mbante maskën për t’u mbrojtur nga virusi.

Po ashtu, Biden tha se do të urdhërojë që maska të jetë e detyrueshme në të gjitha ndërtesat qeveritare.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar plot 14.1 milionë raste pozitive me COVID, si dhe 276 mijë vdekje, shifra më e lartë në të gjithë botën.

“Ditën e parë që do të përurohem, të them se do t’i kërkoj publikut 100 ditë për vendosjen e maskave. Vetëm 100 ditë, jo përgjithmonë. Njëqind ditë” u shpreh Biden.

100 ditët e para të një presidence të re janë simbolikisht të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shihet si një tregues kryesor për mënyrë se si do të drejtojë presidenti.

Ekspertët thonë se një president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk ka autoritet ligjor për të urdhëruar amerikanët të mbajnë maska, por Biden tha gjatë intervistës se ai dhe Zëvendës-Presidentja,  Kamala Harris, do të jepnin një shembull duke dhuruar mbulesa fytyre.

Artikulli i mëparshëmDyshim për pastrim parash/ Policia vendos në sekuestro preventive disa pasuri me vlerë 1.5 milion euro
Artikulli i radhësHidhet shorti/ Ja anëtarët e rinj të KED-së, zgjidhet edhe kryetari