Hidhet shorti/ Ja anëtarët e rinj të KED-së, zgjidhet edhe kryetari

0
Publikohet lista e prokurorëve kandidatë për në KED - Ora News

Në mjediset e Presidencës u përcaktuan sot anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin e ardhshëm.

Pas shortit të hedhur nga ekspertët e drejtësisë, Këshilli i vitit të ardhshëm u përcaktua të jetë me anëtarët:

Marsida Xhaferllari – nga Gjykata Kushtetuese
Elsa Toska – nga Gjykata Kushtetuese
Ervin Pupe – nga Gjykata e Lartë
Adnan Xholi – nga Prokuroria e Përgjithshme
Astrit Kalaja – nga Gjykatat e Apelit
Elona Toro – nga Gjykatat e Apelit
Gjon Fusha – përfaqësues nga Prokuroritë e Apeleve
Genti Xholi – përfaqësues nga Prokuroritë e Apeleve
Erinda Selimi – nga Gjykatat Administrative të Apelit

Po kështu përveç nëntë anëtarëve shorti përcaktoi edhe anëtarët zëvendësues të cilët do të jenë:

Fiona Papajorxhi – nga Gjykata Kushtetuese
Ilir Panda – nga Gjykata e Lartë
Kujtim Luli – nga Prokuroria e Përgjithshme
Zeqine Sallaku – nga lista e kandidatëve të Gjykatës së Apelit
Kleanth Zeka – përfaqësues nga Prokuroritë e Apeleve
Gentiana Xhelili – nga Gjykatat Administrative të Apeleve

KED-ja e vitit të ardhshëm do të drejtohet nga Ervin Pupe, i cili si përfaqësues i Gjykatës së Lartë, dhe sipas formulës së kompozimit të Këshillit, do të jetë automatikisht drejtues i saj. 

Këshilli ka rol kyç në vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për vendet vakante të Gjykatës Kushtetuese.

Artikulli i mëparshëmCOVID/ Biden: Do t’ju kërkoj amerikanëve të mbajnë maskat për 100 ditë
Artikulli i radhësReja optimist: Nëse kjo skuadër beson dhe më ndjek mua, atëherë mund të arrijë gjëra të mëdha