I zuri pritë dhe plagosi fqinjin 43-vjeçar në prani të 4 fëmijëve, gjykata e Lezhës lë në burg të moshuarin

0
Gjykata Lezhe

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Gjergj Gjinin, autorin e plagosjes së 43-vjeçarit Hil Gjini, ngjarje e ndodhur mëngjesin e së martës në Balldre të Lezhës.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura 69-vjeçari mësohet të ketë thënë se ka pasur konflikte të vazhdueshme me Hil Gjinin, por i kishte zënë pritë për ta trembur, pa pasur qëllim që të qëllonte me armë ndaj tij. Ndërsa avokati i 69-vjeçarit Petrit Mhilli kërkoi një mase më të butë ndaj klientit të tij me pretendimin se ka probleme shëndetësore me zemrën.

Por kërkesa e palës mbrojtëse nuk u mor parasysh nga gjykata e cila referuar provave të paraqitura nga prokuroria Arben Agovi e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tij, duke vendosur masën e sigurisë arrest me burg. Ndërkohe vendimi i Gjykatës së Lezhës pritet në ankimohet nga pala mbrojtëse në Gjykatën e Apelit në Shkodër.

69-vjeçari Gjergj Gjini i zuri pritë dhe qëlloi me armë ndaj fqinjit të tij Hil Gjini, teksa ky i fundit po dërgonte fëmijët në shkollë me automjetin e tij. Ka qenë ndërhyrja e fëmijëve dhe bashkëshortes së 43-vjeçarit të cilët janë përleshur dhe hequr armen nga dora autorit, duke shmangur në këtë mënyre një ngjarje me përmasa më të mëdha, referuar faktit se në makina ishin dhe katër fëmijët e mitur.

Artikulli i mëparshëmAksident në aksin Lezhë-Milot, makina del nga rruga dhe përmbyset në arë, plagoset gruaja
Artikulli i radhësTjetër tentativë për trafik emigrantësh, zbulohen 11 brenda furgonit në Pogradec, shoferi nga Durrësi braktis mjetin dhe…