Deklarata e Neymar për Messin trazon merkaton, pyetet edhe Al-Khelaifi!

0
Messi Neymar

Deklarata e Neymar se sezonin e ardhshëm do të luaj sërish përkrah Leo Messit trazoi shumë tregun e transferimeve. Në Spanjë dhe jo vetëm ka nisur një diskutim i madh për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një rikthim të brazilianin në Barcelonë apo për një transferim të Messit tek PSG. Më e mundura në nivel financiar është ajo e kalimit të “pleshtit” në Paris pasi në fund të këtij sezoni, Messi është një lojtarë i lirë, ende nuk ka rinovuar kontratën. Në lidhje me këtë temë është pyetur edhe presidenti i PSG, sheiku Nasser Al-Khelaifi: “Leo është një lojtarë i Barcelonës, pa koment”, u përgjigj shkurtimisht Al-Khelaifi.

As kjo deklaratë nuk ka ndihmuar mediat për të kuptuar diçka më shumë. Në lojë janë jo vetëm Messi dhe Neymar por edhe Mbappe. Nëse francezi vendos të largohet tek Real Madrid, PSG do të kishte paratë e mjaftueshme për të përballuar një lojtarë si Messi, por dhe kjo pistë është shumë e ndërlikuar, në këto kohë krizë edhe Reali e ka të vështirë të përballoj një transferim të tillë. Të mos harrojmë edhe një detaj tjetër, ku Neymar nuk bën pjesë, Messi mund të largohet nga Barcelona por jo për tu bashkuar me brazilianin në Paris por për tu bashkuar me Pep Guardiola tek Man.City, skuadër që vijon të insistoj për të siguruar shërbimet e yllit argjentinas.

Artikulli i mëparshëmForcat turke neutralizojnë 11 terroristë të YPG/PKK-së në Siri
Artikulli i radhësRama në mbyllje të Këshillit të 27-të Ministerial të OSBE-së: Krizë përmbi krizë por ne nuk hoqëm dorë, bëmë punën kundër të gjitha parashikimeve