Një efektiv policie i forcave të FNSH-së në Shkodër është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Milot, në zonën e Gajushit.
Xhulio Prela, 26 vjeç, ka qenë duke lëvizur me makinë në momentin që është ekzekutuar me armë zjarri rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm.
Pas ekzekutimit të Prelës, makina tip “Volkswagen” ka ecur për 300 metra dhe më pas ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në një parcelë aty pranë. Ai është qëlluar me pistoletë TT duke marrë një plumb në pjesën e gjoksit, që ka qenë fatale për të.
Burime për Report Tv thonë se familjarët janë shprehur se ai u telefonua nga dikush dhe u nis drejt Lezhës, duke lënë të kuptohet se 26-vjeçari Prela është nxjerrë në pritë.
Atentati mendohet se ka qenë i mirëorganizuar, pasi autorët i kanë ndjekur lëvizjet e efektivit të policisë.