Mbremjen e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku një i ri është rrethuar nga disa efektivë policie të cilët ushtrojnë dhunë ndaj tij. Nga ana tjetër, i riu kërkon ndihmë nga kalimtarët duke bërtitur që ata që ndodhen atje t’i bëjnë video, pasi pretendon se është i pafajshëm.
“Përshëndetje JOQ. Ndodhi para pak minutash te ura e Bllokut. Pash përdorim dhune dhe çuni 28-30 vjeç që kërkonte ndihmë dhe kërkonte vazhdimisht që ti benin video. Ishte vetëm dhe 3 polica që ushtronin dhunë ndaj tij. U thoshte su kam bër gjë boni video se jam i pafajshëm! Më leshoni se po më vrisni jam i pafajshëm”, thuhet ne mesazh.
Gjithashtu, qytetari bashkëngjitur mesazhit ka dërguar dhe një video ku ilustrohet dhuna e policisë ndaj të riut.