VIDEO/ Mposhti koronavirusin, Luis Suarez i lumturuar pasi takoi fëmijët e tij

0
VIDEO/ Mposhti koronavirusin, Luis Suarez i lumturuar pasi takoi fëmijët e tij

Luis Suarez rezultoi pozitiv me Koronavirus më 16 nëntor, teksa nga ajo ditë qëndronte i izoluar për të mos pasur kontakte me të tjerët.

Uruguaiani qëndroi larg familjes së tij, në mënyrë që të mos rrezikonte të infektonte edhe ata. Së fundmi sulmuesi mori lajmin se kishte rezultuar negativ dhe menjëherë shkoi në shtëpinë e tij.

Suarez ka publikuar një video në profilin e tij, nga takimi i tij i parë me fëmijët pas 18 ditëve në karantinë. Një video emocionuese, ku gëzimi te fëmijët e lojtarit është shumë i madh.

Artikulli i mëparshëmAllegri i ‘shkel syrin’ Premier League: Dua të provojë kampionatin anglez!
Artikulli i radhësKosovarët lënë pas virusin/ 1700 automjete kalojnë pikën kufitare të Morinës për të kaluar fundjavën në Shqipëri