Kishin dalë për kafe, 35-vjeçari në Lushnjë përdhunon të renë pasi ajo e refuzoi

0
perdhunim

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 35-vjeçar, pasi akuzohet se ka përdhunuar një të re.

Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndaluan shtetasin V. F., 35 vjeç, banues në Savër, Lushnjë.

Ky shtetas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 26-vjeçare.

Burimet tregojnë se dy të rinjtë e kishin lënë të pinin kafe por gjatë bisedës 35-vjecari i ka propozuar të rrinin më gjatë bashkë.

Fillimisht edhe 26-vjecarja ka pranuar të qëndrojë me të, por, kur ai i ka kërkuar të kryejnë marrëdhënie seksuale, ajo ka kundërshtuar duke bërë që burri të përdorë forcën për të abuzuar seksualisht me të.

Ky veprim ka detyruar 26-vjeçaren t’i drejtohet Policisë së Lushnjës.

Materialet hetimore në ngarkim të kësaj çështjeje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndaluan shtetasin V. F., 35 vjeç, banues në Savër, Lushnjë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 26-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sakaq, grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje ka marrë edhe dëshminë e 26- vjeçares, e cila ka treguar se si ka abuzuar 35-vjeçari teksa kishin dalë për takim.

Ndërkohë, 35-vjeçari gjatë marrjes në pyetje mësohet të jetë shprehur se nuk ka vepruar pa dëshirën e vajzës. Sipas tij, ajo është duke gënjyer për këtë rast, pasi gjithçka ka ndodhur me dëshirën e të dyve.

Artikulli i mëparshëmSfida e fundit e Trump është në Georgia
Artikulli i radhësA e kanë bërë mutacionet më infektiv koronavirusin? Ja ç’tregon studimi i fundit