U përlotën e i organizuan funeralin: ish-gruaja e të bijat e Maradonës janë përjashtuar në testament

0

Që beteja në lidhje me testamentin e Diego Armando Maradonës do të ishte vecanërisht e fortë dhe pa asnjë goditje të ndaluar, ishte e parashikueshme. Por tani po dalin edhe detaje flagrante. Sipas “El Clarin, ish-kampioni argjentinas ka përjashtuar nga vullneti i fundit si ish-gruan ashtu dhe dy vajzat nga lidhja e tyre: Dalma e Giannina.

Maradona kishte zbuluar një gropë prej 6 milionë dollarësh e zhdukjen e 458 sendeve me vlerë të mbledhura gjatë karrierës së tij dhe akuzoi ish-gruan e tij, e cila në atë kohë ishte kujdestari i tij ligjor. Pas dy vendimesh, me rezultat të kundërt, mosmarrëveshja e ndalon Claudian të përfitojë nga pjesa e trashëgimisë që do t’i takonte asaj. Gjithashtu, sipas thashethemeve që vijnë nga Argjentina, Diego e ka rishikuar testamentin e tij disa vjet më parë, duke përjashtuar, përveç ish-gruas së tij, edhe vajzat e tij Dalma dhe Giannina, të cilat kanë njoftuar betejë ligjore kundër rrethit magjik që, në vitet e fundit, ka menaxhuar të gjitha aktivitetet i numrit 10 më të famshëm në botë. Sigurisht që do të jetë një luftë afatgjatë.

Artikulli i mëparshëmTakim me miliarderë/ Ermal Mamaqin e masakrojnë si klloun. Kundërpergjigjja e tij
Artikulli i radhësAFP shkrim për shqiptarët që ‘kërkojnë derman te mrekullitë’ për t’u mbrojtur nga pandemia