BE heq nga agjenda integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë

0

Kuadri negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është hequr nga agjenda e ambasadorëve të Bashkimit Europian për shkak të mungesës së dakordësisë së Bullgarisë për Traktatit e Miqësisë me Maqedoninë e Veriut.

Gazetarja Erisa Zykaj raporton për abcnews.al duke iu referuar burimeve diplomatike të BE-së, se në këtë fazë nuk mund të thuhet as nëse do të mund të ketë konkluzione për zgjerimin gjatë takimit të ministrave të çështjeve europiane më 8 dhjetor.

Mësohet se nesër do të ketë një diskutim të shkurtër, vetëm 10 minuta ç’ka tregon se nuk ka dakordësi mes shteteve për kuadrin negociues të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Presidenca gjermane e ka përfshirë diskutimin për zgjerimin në takimin e dites se nesërme në kuadrin e pikes “AOB”, që përfshin çdo çështje tjetër përveç agjendës.

Kjo bëhet për të ushtruar sërish presion mbi Bullgarinë për bllokimin e kuadrit negociues dhe të konkluzioneve për zgjerimin.

Artikulli i mëparshëmTentoi të korruptonte punonjësit e policisë me 50 euro në Rinas, arrestohet 36-vjeçari
Artikulli i radhësSituata COVID në Shqipëri/ 17 të vdekur dhe 695 raste në 24 orët e fundit