Jeta personale e deputetit Kujtim Gjuzi nuk është stabilizuar ende. Pas divorcit të bujshëm që pati me bashkëshorten për shkak të pikëpamjeve të ndryshme politike mes familjes së saj dhe zgjedhjes së Gjuzit për të hyrë në Kuvend, tashmë fronti i përplasjes në familjen konservatore është mes deputetit dhe kunatës së tij. Mësohet se Gjuzi ka dorëzuar pranë Gjykatës së Tiranës një kërkesë për të marrë urdhër mbrojtjeje nga kunata e tij, (motra e ish-gruas), me argumentimin se kjo e fundit është “sebepi” i të gjithë konflikteve në familje.
Ai e fajëson jo vetëm si personin që e ndau nga e shoqja përmes ndërhyrjeve, por edhe si hajdute. “Më kanë humbur sendet e vyera që kisha në shtëpinë time. I kam vënë telin derës, por duhet të më sigurohet mbrojtja që ajo të më rrijë larg”, -është kjo një pjesë nga kërkesa e Gjuzit, sipas një burimi pranë Gjykatës së Tiranës.
Por kjo nuk është hera e parë që deputeti ka probleme në familje. Ai u bë lajmi kryesor i ditës para një viti kur dhunoi të birin, dhe palët përfunduan sërish në gjykatë. Deputeti gëzon imunitet parlamentar, por që është i pamjaftueshëm për ta mbrojtur nga kunata, dhe kësisoj palët tashmë janë në gjykatë. Mbetet të shihet vijimësia e kësaj “story” në ditët në vijim.