Gjykata jep masën për Denisa Dokun, i hiqet edhe patenta pas aksidentit tragjik ku vdiq kunata e saj

0
Gjykata jep masën për Denisa Dokun, i hiqet edhe patenta pas aksidentit tragjik ku vdiq kunata e saj

Gjykata ka vendosur masën “arrest shtëpie” për Denisa Dokun, shoferen që drejtonte makinën kur ndodhi aksidenti tragjik në Kamëz, ku humbi jetën kunata e saj.

Pavarësisht thirrjeve të familjarëve që 19-vjeçarja të mos ndiqej penalisht, ajo është lënë në “arrest shtëpie” si dhe është vendosur t’i hiqet patenta deri në përfundim të hetimeve.

Denisa Doku i preu rrugën një mjeti tip “Benz” në Kamëz, teksa po drejtonte mjetin “Smart”. Nga përplasja e fortë humbi jetën pasagjerja, kunata e saj, 22-vjeçarja Alida Spahiu.

Artikulli i mëparshëm15 gjëra intriguese që disa njerëz panë me sytë e tyre
Artikulli i radhësArrestohet efektivi i Shqiponjave që qëlloi 25 vjeçarin në Laprakë, akuzohet për vrasje