Policia qytetit Menomonee Falls në shtetin e Wisconsin (SHBA) paralajmëroi njerëzit në një mënyrë shumë origjinale dhe bindëse se çfarë mund të ndodhë nëse merren e telefonin e tyre celular gjatë ngasjes.
Ata postuan foto të një aksidenti në llogarinë e tyre në Twitter, e cila ndodhi pasi një shofer i një Nissan Verso me ngjyrë të zezë “u përplas” në një gardh mbrojtës pasi ishte i përqëndruar në smartphone-in e tij.
“Kjo është për shkak të përdorimit të telefonit celular gjatë ngasjes. Për fat të mirë, shoferi pësoi vetëm lëndime të lehta. Por kjo mund të përfundojë dhe me vdekje. Ju lutemi përqendrohuni në rrugë dhe ngisni automjetin në mënyrë të sigurt,” u shkruar në mesazh.
Në një kohë shumë të shkurtër, postimi shkaktoi një ortek komentesh, dhe policia deklaroi se ishte e lumtur për këtë.