Ndryshon ligji për sektorin e gazit, plotësohet me planet e emergjencës dhe të sigurisë

0

Kuadri ligjor i gazit do të përditësohet me kërkesat e direktivës së Bashkimit Europian, si dhe me disa koncepte të reja që ligji i vitit 2015 nuk i përfshin. Një draft i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, i hedhur për konsultim, nënvizon pikërisht këto argumente duke plotësuar ligjin aktual me pika të tilla si planet e emergjencës, ato të sigurisë së furnizimit me gaz, si dhe nivelin e alarmit në raste të jashtëzakonshme.

Në draft, për herë të parë, futet edhe koncepti konsumator i mbrojtur në kuadër të solidaritetit dhe që përfshin instalimin e ngrohjes qendrore nëse është një “klient i mbrojtur” në vend dhe vetëm në atë masë që i shërben klientëve familjarë ose shërbimeve themelore sociale, përveç arsimit dhe shërbimeve të administratës publike.

Sa i takon sigurisë së furnizimit me gaz është lënë në përgjegjësi të Ministrisë përkatëse të fushës së energjisë që të konsultohet me shoqëritë e gazit natyror, organizatat përkatëse që përfaqësojnë interesat e konsumatorëve të gazit, familjarë dhe industrialë, përfshirë prodhuesit e energjisë elektrike e një sërë palësh të tjera dhe më pas të hartojë një plan veprimi parandalues që përmban masat e nevojshme për të eliminuar ose për të zbutur rreziqet e identifikuara, duke përfshirë efektet nga zbatimi i eficiencës së energjisë dhe masat e nxitjes së kërkesës në vlerësimet e rrezikut të zakonshëm dhe kombëtar.

Po kështu, edhe një plan emergjence që përmban masat që duhen marrë për të eliminuar ose për të zbutur ndikimin e një ndërprerje të furnizimit me gaz.

“Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton planin e veprimit parandalues dhe planin e emergjencës, në të cilët respektivisht përcaktohen masat e nevojshme për të eliminuar ose për të zbutur rreziqet e identifikuara në sigurinë e furnizimit me gaz natyror, por edhe standardet minimale të sigurisë së furnizimit me gaz natyror, si dhe rregullat për të garantuar furnizim të sigurt dhe të efektshëm.

Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton planin e emergjencës, në të cilin përcaktohen standardet minimale të sigurisë së furnizimit me gaz natyror, si dhe rregullat për të garantuar furnizim të sigurt dhe të efektshëm” thuhet në relacion.

I njëjti dokument saktëson se çfarë përmban një plan emergjence duke nisur nga një përshkrim të efekteve të masave të përfshira në plan mbi funksionimin e tregut të brendshëm të energjisë deri tek masa të tjera parandaluese të programuara për të adresuar rreziqet e identifikuara në vlerësimin e rrezikut, siç janë ato që lidhen me nevojën.

Këto masa të fundit parashikojnë mundësinë për të forcuar ndërlidhjet midis Shteteve Anëtare fqinje së dyti përmirësimin më tej në efikasitetin e energjisë, dhe për të zvogëluar kërkesën për gaz, dhe mundësia, kur është e përshtatshme. Së treti mundësinë për të diversifikuar rrugët e gazit, burimet e furnizimit me gaz dhe përdorimin rajonal të kapaciteteve ekzistuese të depozitimit dhe të GNL, për të ruajtur sa më shumë furnizim me gaz sa të jetë e mundur për të gjithë klientët.

Artikulli i mëparshëmThe Guardian/ Çfarë ndodh kur je dhëndri i Vladimir Putin?!
Artikulli i radhësHapja e rubinetit