E bujshme! Artan Hoxha zbulon emrin e personit që solli minën për vrasjen e biznesmenit të njohur, nxjerr detajet tronditëse: Ja ç’ndodhi 5 vite më vonë

0
E bujshme! Artan Hoxha zbulon emrin e personit që solli minën për

Gazetari Artan Hoxha ka treguar emrin e personit që ka sjellë minën për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj në vitin 2005.

Ai u shpreh se ka qenë Aleks Keka personi që solli lëndën plasëse, por edhe ai u ekzekutua në të njëjtën mënyrë 5 vite më vonë.

“Aleks Keka është personi. Ai dyshohet se solli minën me telekomandë nga jashtë për të vrarë Vajdin Lamajn. Është ai që e hodhën në erë në Shkodër,”- tha Hoxha.

Kujtojmë se Vajdin Lamaj ishte në ashensorin e pallatit të tij së bashku me Artan Arsin, kur lënda plasëse shpërtheu dhe i vrau të dy në vend, ndërkohë që Keka u ekzekutua në 18 qershor të vitit 2009 ën vendin e quajtur Grizhë.

Ai po udhëtonte me mjetin e tij tip “Mitsubishi”, kur bomba me telekomandë e vendosur në makinën e tij shpërtheu dhe e la të vdekur në vend.

Artikulli i mëparshëmAnketa në Kosovë: Shqipëria, e treta në listën e aleatëve. Për serbët, Kroacia dhe Shqipëria dy armiqtë më të mëdhenj
Artikulli i radhësZbardhet dëshmia/ “U njohëm tek ‘Calvin’, prisja të vinte në darkë”, çfarë tha e dashura e Klodian Saliut pas atentatit: Iu hapi rrugën vrasësve për parakalim