Pas vrasjes së 25-vjeçarit, reagon Lleshaj: Të gjithë kanë nevojë për qartësimin e plotë dhe shterues të rrethanave

0

Pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, ka reaguar ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili shprehet se të gjithë kanë nevojë të mësojnë rreth rrethanave të ngjarjes dhe se situata duhet qartësuar.

Ai iu bën thirrje autoriteteve përgjegjëse ligjore të përmbyllin sa më shpejt detyrën e tyre në shërbim të së vërtetës dhe të drejtësisë

“Ka shumë arsye se përse e ndjej fort se çfarë do të thotë humbja e Klodian Rashës për prindërit dhe familjarët e tij. Në këto çaste të hidhërimit të madh, u shpreh atyre ngushëllimet e mia më të thella për këtë humbje tragjike.

Në të njëjtën kohë, shpreh besimin tim të plotë se organet ligjore përgjegjëse do të finalizojnë shpejt, saktë, drejt dhe jashtë çdo ndikimi hetimet për vrasjen e Klodian Rashës.

Kjo ngjarje ka prekur shumë njerëz, të afërm të viktimës, qytetarë të zakonshëm, pjesëtarët e Policisë së Shtetit dhe gjithë të tjerët.

Sot të gjithë kanë nevojë për qartësimin e plotë dhe shterues të rrethanave që sollën këtë ngjarje tragjike dhe autoritetet përgjegjëse ligjore duhet të përmbyllin sa më shpejt detyrën e tyre në shërbim të së vërtetës dhe të drejtësisë”, shkruan Lleshaj.

Artikulli i mëparshëm“Shkëmbyem hasmit”, zbardhet dëshmia e të penduarit: Si më kërkoi Lul Berisha që të vrisja Klodian Saliun. Pas sulmit në Vorë, Taullau e qëlloi sërish 3 herë me plumb
Artikulli i radhësFRPD në marshim-protestë për vrasjen e Klodian Rashës: Qeveri e krimit