Rinovim rekord, PSG “vesh me arë” Mbappe, në Francë e bëjnë të sigurt arritjen e marrëveshjes

0
Mbappe Je Veux Regner Avec La France Sur L Europe Et Le Monde Scaled

Është folur shumë për një transferim rekord të Kylian Mbappe në Madrid, në Spanjë vijojnë ende të besojnë se gjithçka e tillë është e mundur, por në Francë kanë një tjetër version. Mbappe jo vetëm që nuk do të largohet por ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me PSG. Në kushte të tjera, nëse botën nuk do ta kishte pushuar COVID-19, kalimi i Mbappe tek Real Madrid mund të ishte realizuar, por përballë një krizë të tillë financiare ku Reali e mbylli vitin me minus 300 milion euro, ky transferim është thjeshtë i pamundur.

Kylian Mbappe Psg

I bindur në këtë pikë duket edhe Mbappe i cili është dorëzuar dhe ka pranuar ofertën e re të PSG. Gjithnjë sipas shtypit francez, kampioni i botës do të përfitoj nga kontrata e re plot 40 milion euro neto në sezon duke u shndërruar në këtë mënyrë në lojtarin më të paguar në botë. Mbappe ka një kontratë të vlefshme me PSG deri në vitin 2022.

Artikulli i mëparshëmE rëndë/ Një 59-vjeçare përplaset nga kamioni pranë spitalit të Vlorës
Artikulli i radhësFOTOT virale/ Shëtitje dhe shopping, ja si e kërkon Rama vaksinën