Rregullatori i medikamenteve në Britani(NHS) thotë se kushdo që ka një histori të reaksioneve alergjike “të rëndësishme” ndaj ushqimit, ilaçeve ose vaksinave nuk duhet të marrë vaksinën antiCOVID. NHS konfirmoi se dy anëtarë të stafit që morën dozën e parë të martën, në ditën e parë të programit të vaksinimit masiv pësuan një reaksion alergjik.
Pas incidentit, Agjencia Rregullatore të Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) tha se kushdo që ka një histori të reaksioneve alergjike “të rëndësishme” nuk duhet të marrë vaksinën. Lajmi erdhi ndërsa Dr June Raine, shefi ekzekutiv i MHRA, i cili miratoi vaksinën e Pfizer / BioNTech, tha se rregullatorët në SHBA po kërkojnë të përfundojnë shqyrtimin e tyre të vaksinës së shpejti.