Punonjësja e Erion Velisë shqetësohet më shumë për dekorin e qytetit sesa për jetën e Klodianit

0
Bieta Sulo - Pyetje: kush eshte shofer ne kete rast, Erion... | Facebook

Mijëra të rinj vërshuan në rrugët kryesore të Tiranës plot zemërim pas vrasjes së një 25-vjeçari nga forcat e policisë.

Mjaft interesant është fakti se kjo protestë ishte organizuar në rrjetet sociale. Ajo tregoi se media sociale është shumë e rëndësishme për të organizuar revoltën qytetare.

Ndërkohë, faqet e njohura në median sociale, të cilët bënë thirrje për protestën, menjëherë pas saj janë revoltuar me median pro-qeveritare, e cila duket e shqetësuar se përse u dogjën zbukurimet e Vitit të Ri.

Më së shumti janë revoltuar me komentet e Top Channel dhe gazetares Bieta Sulo, e cila kërkoi që protesta të ishte etike dhe të mbaheshin maska dhe të ruhej distanca. Ata i kujtojnë etikën asaj kur merrte rrogën si këshilltare në Ujësjellësin e Tiranës.

Nga ana tjetër, komentuesit e shumtë në median sociale kanë lavdëruar faktin që të rinjtë më në fund u ngritën në një protestë të madhe.

Artikulli i mëparshëmBIRN/ Degradimi gradual por i dukshëm i policisë drejt dhunës
Artikulli i radhësTurqia i bën thirrje BE-së që të tregohet një “ndërmjetës i ndershëm” në raport me Greqinë