Trondit gazetari: Kam fotot e Klodian Rashës, dhjetë të qepura në kokë dhe …..

0
RRËFIMI/ Spartak Koka: Ja si u vra Elton Çiço në tavolinën time - Albeu.com

Prokuroria që heton vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha thotë se ai ka ndërruar jetë nga një plumb në pjesën e shpatullës, që i ka prekur zemrën.

Megjithatë familjarët pretendojnë se viktima ka shenja në kokë, dhe nuk e dinë se nga se janë shkaktuar.

Gazetari Spartak Koka tha se disponon fotografitë e të ndjerit, ku dallohet plagë në kokë, ku ka edhe 10 të qepura. Ai tha se dallohen edhe hematoma në pjesën e ballit dhe hundës.

“Janë foto të trupi që tregojnë një plagë në këtë krah, ka dhjetë të qepura në kokë, hematoma në pjesën e ballit dhe hematoma në hundë për shkak të thyerjes. Nuk dihet plaga që ka goditje në kokë, nga se është shkaktuar. Ndërsa prokuroria thotë se ka vetëm një goditje në shpatull”, deklaroi gazetari Koka në emisionin “Opinion”.

Artikulli i mëparshëmOperacion anti-drogë në Greqi/ Arrestohen dy shqiptarë, sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri
Artikulli i radhësNjë tjetër bebe mbretërore, pallati konfirmon lajmin e shtatzënisë