FOTO/ Kush është Ajet Dume, shtetasi i arrestuar për abuzimin seksual me 10-vjeçaren

0

Policia arrestoi ditën e sotme, shtetasin Ajet Dume, i cili dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 10 vjeçare, në qytetin e Kuçovës.

Ndërkohë më poshtë po sjellim edhe njëherë rrefimin e nënës dhe vajzës së abuzuar seksualisht nga Dume.

Ngjarja e rëndë e abuzimit seksual me një 10-vjeçare në qytetin e Kuçovës, ngjarje që tronditi sot mbarë opinionin publik, e ka zanafillën 2vite më parë. Në vitin 2018, kur vajza A.D ishte në klasën e tretë dhe vetëm 8-vjeçe, filloi edhe kalvari i gjatë i abuzimit me të. Vetë vajza, duke treguar ngjarjen rrëfen se, një ditë kur ishte kthyer nga shkolla e gjen 57-vjeçarin Ajet Dume të dehur, ai e merr në dhomën e tij dhe abuzon seksualisht me të. Pas kësaj i moshuari i kishte thënë se kjo ishte një gj? normale që kryenin të rriturit me fëmijët. Vajza pohon se, fillimisht ajo nuk dinte se çfarë ishte veprimi që kishte kryer 57-vjeçari me të, por kur e kishte kuptuar i kishte thënë të mos e prekte më, pasi në të kundërt do tu tregonte prindërve. Në këto momente, 57-vjeçari rrëfen vajza e ka kërcënuar më sëpatë, duke i thënë se po të tregonte do të vriste jo vetëm vajzën për edhe familjen e saj, ndërkohë që abuzimi seksual ka vijuar për 2 vite rresht.

Nëna e vajzës, Ilda Duraj, tregon se vajza vetëm sot i ka treguar se çfarë kishte ndodhur me të për 2 vite me radhë. Pas këtij rrëfimi, nëna tregon se u tmerua dhe ka shkuar menjëherë bashkë me vajzën në polici për të denoncuar abuzuesin.

“Unë nuk kam qenë asnjëherë në dijeni për abuzimin. Gjithçka ka ndodhur kur ne ishim në punë dhe kur vajza kthehej nga shkolla. Ajeti vinte çdo ditë i dehur në shtëpi por unë se mendoja të arrinte deri këtu. Nuk kam kuptuar asgjë nga sjellja e vajzës, pasi ajo ka qenë gjithmonë një fëmijë i ndrojtur. U tmerrova kur mësova sot gjithçka dhe doja ta vrisja me duart e mia por më pas shkova dhe e denoncova në polici. Vajza u mor në pyetje dhe tregoi gjithçka por gjendja e saj është e rënduar dhe ka nevojë për mbështetje psikologjike. I bëj apel shtetit të bëj drejtësi dhe kërkoj mbrojtje bashkë me familjen time”- shprehet nëna e vajzës, Ilda Duraj.

Komshinjtë e dy familjeve, pasi kanë mësuar për ngjarjen vetëm nëpërmjet mediave, kanë dashur të mos japin opinione në lidhje me 57-vjeçarin Ajet Dume, duke u shprehur se e njihnin shumë pak atë dhe familjen Duraj, edhe pse jetojnë prej vitesh në të njëjtën rrugicë.

57-vjecari Ajet Dume, tashmë i arrestuar nga policia për ngjarjen e rëndë, jetonte i vetëm në banesë. 11-vjet më parë ai ishte njohur me babain e vajzës që asokohe nuk kishte lindur ende dhe pasi ky i fundit i kishte treguar se jetonte me gruan jashtë, ai u kishte dhënë me qera dy prej dhomave të shtëpisë së tij. Ajet Dume dhe çifti Duraj jetonin prej 11-vjetësh në të njëjtën shtëpi me abuzuesin, i cili kishte mbajtur për vete një dhomë, ku edhe ka ndodhur ngjarja. Asokohe kur çifti Duraj u shpërngul në banesën e Ajetit, nuk kishte asnjë fëmijë dhe 3 vite më vonë lindi edhe vajza A.D dhe vite më pas vajza e vogël 5-vjeçe.

Artikulli i mëparshëmFOTO/ Vajza e Steve Jobs nis karrierën si modele
Artikulli i radhësZëvendësohet Elez Biberaj, emërohet Drejtori i ri i Zërit të Amerikës