Vendi i katërt në botë/Meksika miraton përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech

0

Autoriteti shëndetësor i Meksikës, Cofepris, miratoi hedhjen në treg të vaksinës së zhvilluar nga laboratorët amerikan Pfizer dhe gjerman BioNTech kundër koronavirusit. Këtë lajm e ka konfirmuar sot nënsekretari i Shëndetësisë, Hugo Lopez-Gatell.

“Meksika është vendi i katërt, agjencia rregullatore e shëndetit të të cilës i ka dhënë dritën jeshile vaksinës së Pfizer-BioNTech kundër koronavirusit”, theksoi Lopez-Gatell në një konferencë shtypi.

Britania e Madhe, Bahreini dhe Kanadaja janë tre shtetet që tashmë e kishin aprovuar këtë vaksinë.

Artikulli i mëparshëmBatuta pikante/ Sejko-Ramës: Po të marrin me shpulla kalamajtë
Artikulli i radhës‘Shtet policor’/ Rama sjell në Tiranë qindra policë nga rrethet