FDA e prerë: Nuk mjafton 1 dozë e vaksinës Pfizer, duhen 2

0

Dr. Peter Marks, drejtor i Qendrës për Vlerësimin dhe Kërkimin Biologjik në Administratën Ushqimore dhe Barnave të SHBA, tha gjatë një konferencë për shtyp të shtunën se “ka pasur shumë zhurmë” lidhur me faktin nëse mjafton vetëm një dozë e vaksinës Pfizer, për të mbrojtur njerëzit nga koronavirusi.

Sipas shumë personave, një dozë vaksine është e mjaftueshme dhe mund të ndihmojë në zgjatjen e furnizimit me vaksina.

Por qëndrimi i FDA është i prerë dhe kërkon që të merren të dy dozat.

“Mënyra se si u realizua studiua regjimi ishte që të gjithë, morën dy doza të vaksinës, kështu që ne dimë vetëm se njerëzit janë të mbrojtur me dy doza të vaksinës,” tha Marks.

“Ne kaluam aq shumë kohë duke rishikuar të dhënat dhe duke i mbështetur vendimet tona në shkencë, saqë duket shumë budallallëk të hamendësosh se një dozë mund të mjaftojë, pa pasur asnjë provë. Kështu që të paktën nga perspektiva e FDA, ne do të rekomandonim që njerëzit të përfundojnë serinë me dy doza.”, shtoi ai.

Më herët, CEO i Pfizer, Albert Bourla tha se ata vunë re një farë niveli të imunitetit dymbëdhjetë ditë pas dozës së parë të vaksinës së tyre Covid-19, por sipas tij mbrojtja nuk është kurrsesi e plotë pa bërë dozën e dytë.

Artikulli i mëparshëmMisteri vazhdon! Gjendet monoliti i tretë në Britani
Artikulli i radhësDeshifrohet pas 50 vitesh kodi i vrasësit serial