Jeton mes maleve, çfarë do të ndodhë me gruan më të vetmuar në botë

    0

    Një shtëpi e re po ndërtohet për “gruan më të vetmuar në botë” që ajo të vijojë të jetojnë qindra kilometra larg fqinjëve të saj më të afërt.

    Agafya Lykova, 76 vjeçe, ka jetuar në malet ruse për shkak se familja e saj u arratis në vitin 1936 prej persekutimit fetar. Ajo është e vetmja e mbijetuar prej familjes, e cila në fakt nuk e ka pasur idenë që është zhvilluar Lufta e Dytë Botërore.

    Mediat shkruajnë se 76-vjeçarja ka mbijetuar duke jetuar si në shekullin e 18, duke rritur vetë ushqimet që hante e duke mohuar pajisjet moderne.

    Edhe pse është marrë vendimi për shtëpinë e saj të re mes maleve, janë të shumtë njerëzit që frikësohen për shëndetin e saj mes maleve në Siberinë e ftohtë.

    Për ndërtimin shtëpisë së re është marrë posaçërisht manjati Oleg Deripaska sipas të cilit banesa e re do ta mbrojë gruan nga i ftohti. Ai ka treguar se e ka takuar më parë 76-vjeçaren teksa kryente vizita në malet e Siberisë.

    Artikulli i mëparshëmNjë dekadë Viber: ç’e dallon aplikacionin e famshëm
    Artikulli i radhësI pamposhturi! Kampioni shqiptar Jurgen Uldedaj mposht boksierin serb Bojan Cestic