Tenori me famë botërore, Agim Hushi, përmes një postimi në rrjetet sociale, akuzon Kryeministrin Edi Rama se ka helmuar kombin e tij me çdo fjalë që lëshon dhe veprim që ndërmmerr. Hushi shkruan se ndryshe nga paraardhësit e tij, Edi Rama mbolli kaq shumë urrejtje, u tall dhe luajti teatër me vendin dhe kombin.
“Kanë hyrë nëpër zyra pa breke në b.. dhe kanë dalë milionera! Të gjithe pa përjashtim! Por ky i gjati bën disi përjashtim se kishte ardhur nga një pushtet i majmë! Por ajo që ky bëri në ndryshim nga paraardhësit e tij: mbolli kaq shumë urrejtje! I doli gjysmës së popullit hapur se e urrente, e përçmonte dhe s’la gjë pa bërë kundër tij!”, shkruan Hushi.
Postimi i plote:
Sot ne kete peshtjellim te madh kombetare kur po mallkohen te vdekur e te gjalle, me ze apo nen ze dua ti them dhe une dy fjale! Une e dije se nuk jam analist dhe fjalet e mia shumefishohen rralle por ju siguroj per ndershmerine e ketije statusi dhe miresine e mbrujtur ne keto fjale!
Ne jemi nje komb i vogel qe po provojme eksperimente te medha! Cdo zyrtare qe ka marre ne dore kete vend eshte sjellur si pronare i atdheut, i njerzve, i dinjitetit tone kombetar! Kane hyre neper zyra pa breke ne b.. dhe kane dale milionera!
Por ky i gjati ben disi perjashtim se kishte ardhur nga nje pushtet i majme! Por ajo qe ky beri ne ndryshim nga paradhesit e tije: mbolli kaq shume urrejtje! I doli gjysmes se popullit hapur se e urrente, e percmonte dhe sla gje pa bere kunder tije! Ngriti policine, ligjin, taksat.
Nderseu nje administrate dashakeqe dhe te pafre, nje shtet zemergure dhe te pameshirshem! Askush si ky nuk beri teater ne zyren e tije, u tall hapur me rruget, shkollat, shtepiat, repartet ushtarake dhe policore, u tall me azilet e pleqve dhe lyerjet e mureve, me spitalet dhe doktorat! Shikojeni, tha cpo u dhuroj une!
Sikur nuk e kuptuan njerzit se ai po tallej me njerzit! Sikur si kishte parat nga gjaku dhe djersa e shqiptareve!
U tall me Klodian Rashen sikur te mos ta kish vrare policija e tij dhe u kerkoi leter prinderve te tije te thone se nuk duam qe populli te ngrihet me emrin e Klodian Rashes! Por populli u ngrit se Klodiani eshte biri i tije, eshte simboli i femijeve te gjithe Shqiperise!
Edi Rama ka helmuar kombin me helmin qe vjelle ne cdo fjale, gjest dhe ne cdo hap! A se kupton se koha e tije ka mbaruar, se ky Skenderbe qe i ka hipur kalit se prapthi ka marre fund? A se kupton se fytyra e tije pa thene asnje fjale i ka merzitur dhe irrituar te gjithe?
Une nuk kam interesa dhe me dhemb kombi im! Une keshtu e shoh realitetin dhe nuk besoj se fyej apo cenoj asnje te ngjyrosur blu apo te kuq! Por percmoj helmin e Edi Rames! Se ai sduhet te helmoje me askend!