‘Dramë’ në familjen Kardashian, i fejuari i Khloe-s publikon fotot e djalit me ish-të dashurën

0

Partneri i Khloe Kardashian, ka uruar për 4-vjetorin e lindjes djalin e tij me anë të disa fotove në Snap.

Tristan Thompson shkruante krahas fotos me Princey: Gëzuar ditëlindjen Princey. Jam i lumtur që jam babai yt. Zemra dhe shpirti jotë janë ar i pastër. Motra jote është shumë me fat që ka një vëlla të madh, për ta parë dhe për ta mbrojtuar. Babi të do shumë djalë”.

Tristan ka qenë i lidhur me modelen Jordan Craig, dhe djali 4 vjeçar erdhi në jetë nga lidhja e tyre.

Kujtojmë se Khloe u pajtua me Tristan në fillim të këtij viti, pas skandalit të tradhtisë me ish-shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods në 2019.

Gjithashtu u zbulua se ai e kishte tradhtuar Khloe në 2018, lajmi që u publikua vetëm dy ditë para se Khloe të lindte vajzën e tyre.

Artikulli i mëparshëmE trishtë/ Një tjetër mjek shqiptar humb betejën me Covidin
Artikulli i radhësHakerë të mbështetur nga një qeveri e huaj sulmuan Departamentin e Thesarit