Futet në izolim qyteti në Kinë, shkak një rast me Covid-19

0
Futet në izolim qyteti në Kinë, shkak një rast me Covid-19

Një qytet i tërë në veri të Kinës, është futur në izolim total dhe ka filluar fushata e madhe për testim masiv në një qytet tjetër, që të dy në afërsi të kufirit me Rusinë.

Në të dy qytetet janë zbuluar nga një rast i infeksionit me koronavirus.

Në qytetin e Dongning, bëhet fjalë për një 40-vjeçar që punon në port detar, derisa në Suifenheu është një 39-vjeçar që punon në një zonë tregtare, kanë bërë të ditur autoritetet kineze.

Autoritetet në Dongning kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ku i tërë komunikacioni është ndërprerë, e të gjithë ata që dëshirojnë të largohen nga qyteti duhet ta kenë negativ testin e koronavirusit që e kanë bërë në 24 orët e fundit.

Mësohet gjithashtu nga mediat e huaja, se janë mbyllur shkollat e restorantet shërbejnë ushqim me metodën “merre me vete”. Në zonat më të rrezikshme, vetëm një person nga familja mund të dalë jashtë njëherë në dy ditë për të blerë gjërat e nevojshme.

Ndërsa në Suifehneu nuk janë aplikuar ende masat e mbylljes, por fushata masive e testimit është planifikuar të përfundojë pas tri ditëve.

Ndërkohë Pekini vazhdimisht akuzon për import të rasteve të reja me koronavirus.

Artikulli i mëparshëmFilmonin lëvizjet e ushtrisë greke në Egje, Greqia arreston dy spiunët, njëri punonte në një konsullatë
Artikulli i radhësSot ndodh eklipsi i plotë diellor