Të humbësh jetën për “foton perfekte”

0

Një 38-vjeçare gjeti vdekjen pasi ra nga një shkëmb i lartë në Australi, teksa përpiqej të bënte “fotografinë perfekte”.

38-vjeçarja, Rosy Loomba ishte me bashkëshortin dhe të birin, në Parkun Kombëtar Grampians, në shtetin e Victorias të Australisë.

Ata ndodheshin buzë një shkëmbi që ka pamje panoramike të maleve dhe qytetit poshtë dhe është një nga pikat më të fotografuara vendase.

Autoritetet njoftuan se Loomba kaloi barrierat e sigurisë për të pozuar, por fatkeqësisht ra më shumë se 80 metra poshtë shkëmbit.

Pas ngjarjes së rëndë, drejtuesit e parkut bënë sërish apel që të respektohen udhëzimet duke shtuar së asnjë foto nuk ia vlen sa jeta e një personi.

Artikulli i mëparshëmGjenden dy të vdekur në një shtëpi në Prizren, dyshohet se është një polic bashkë me vajzën
Artikulli i radhësLindjet në krizë: Japonia kërkon shpëtim te inteligjenca artificiale