Sulmuesi i Atalantës këndon himnin e Juventus para ndeshjes: telekamerat e fiksojnë, plasin polemikat

0

Në kampin e Atalantës nuk ka ndërmend të zbehet cështja Gomez. Përkundrazi. Pak para fillimit të ndeshes kundër Juventus në Stadium, që më pas përfundoi në barazim 1-1, Papu ka kënduar himnin bardhezi, ndërsa ishte akomoduar i buzëqeshur në pankinë. Skenë që nuk i ka shpëtuar telekamerave e që në rrjetet sociale ka shpërthyer polemika e tërbim.

Nga njëra anë tifozët zikaltër kanë shprehur indinjatën e tyre për gjestin e argjentinasit, nga tjetra mbështetësit bardhezinj kanë theksuar më kënaqësi atë që ndodhi e ndoshta pse jo edhe me ‘shpresë’ të një shenje merkato.

Artikulli i mëparshëmMilan e Juve ngecin, penalltia e shtyn Inter drejt kreut: pesë barazime në shtatë ndeshje në Serie A
Artikulli i radhës“Qëllova 2 herë, por nuk e di…”/ Dëshmia e re dhe misteri i pistoletës së gjetur pas vrasjes së Klodianit