“Ndalohet çdo organizim për festa”/ Kryeministri Hoti paralajmëron mbylljen e Kosovës për Krishtlindje dhe Vit të Ri

0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar mbyllje të madhe të vendit në prag të festave të fundvitit, për shkak të përhapjes së Covid-19. Kryeministri Hoti ka paralajmëruar se së shpejti edhe në Kosovë do të ketë masa shtesë.

“Të gjitha institucionet publike të ndalojnë çfarëdo organizimi për fundvit që i bëjnë zakonisht për punonjësit e institucioneve. Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme do të përgatisin urdhëresën për këtë qëllim”, tha Hoti.

Artikulli i mëparshëm“Ku je ti i PD-së? Hajde more shife çfarë banje të kemi bërë”/ Rama batuta me qytetarin në Shijak
Artikulli i radhës‘Gëzuar Krishtlindjen nga Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania!’