41-vjeçari Ajet Guneli është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit. Guneli u vra dy ditë më parë në një lokal në fshatin Goraj, teksa konsumonte kafe me një shokun e vet.
Ajet Guneli u ekzekutua me 27 plumba pas një grindjeje banale nga Vangjel Polovina, të cilit disa vite më parë i kishte dhënë një objekt me qira. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal ku autori Polovina ka shkuar me armë tip kallashnikov dhe ka shkrepur mbi trupin e 41 vjeçarit plot dy karikator.