Vendi më i ftohtë/ Momenti i pabesueshëm kur uji i nxehtë ngrin menjëherë

0
Vendi më i ftohtë/ Momenti i pabesueshëm kur uji i nxehtë ngrin menjëherë

Ky është momenti i pabesueshëm kur uji i nxehtë ngrin menjëherë dhe formon një aureolë akulli në formë harku pasi u spërkat në ajër nga banorët në Kinë.

Pamjet mbresëlënëse u kapën në qytetin verior Mohe kur temperaturat ranë në minus 44.3 gradë Celsius, më e ulta e shënuar këtë dimër.

Pamjet tregojnë se uji menjëherë kthehet në kristale akulli ndërsa njerëzit hedhin ujin nga shishet në ajër.

Mohe konsiderohet si vendi më i ftohtë në Kinë me temperaturën më të ulët të shënuar ndonjëherë në këtë vend në minus 52.3 gradë Celsius.

Artikulli i mëparshëmNisin hetimet pas reaksioneve alergjike të vaksinës Pfizer
Artikulli i radhësGjykata e Durrësit e cilëson të paligjshëm, arrestimin e protestuesve