Aventura e Miralem Pjanic tek Barcellona nuk ka nisur në mënyrën më të mirë: Champions League mënjanë, boshnjaku kalon gjithnjë e më shumë kohë në pankinë se në fushë. E tashmë, dy javë nga shfryrja e dufit, Ronald Koeman i përgjigjet futbollistit të tij. “Ka shumë konkurencë në mesin e fushës. Kundër Real Sociedad Aleñá hyri përpara Pjanic sepse është majtosh e kisha nevojë për një mesfushor majtosh. Varet nga skuadra e nga momenti. Ashtu si të tjerët, duhet të presë rastin e tij e të tregojë se trajneri gabohet që nuk e fut në lojë. Mund të luajnë vetëm 11. Ka lojtarë që duhet të presin mundësinë e tyre e, kur e kanë, tregojnë se janë të nevojshëm për skuadrën”.
Kohë të vështira për Pjanic në Katalonjë, sepse kurrë nuk do të kishte menduar këtë konsideratë të pakët nga ana e Koeman. Sigurisht, revolucioni i munguar në verë (në fund Busquets qendroi) nuk e ndihmoi, e aq më pak Covid që e bëri të humbasë përgatitjen e shkurtër. Kështu, ish-mesfushori i Juves ka regjistruar pak prezenca e shumë ndeshje si spektator. Bilanci prej 7 prezencash në Liga (vetëm një si titullar) e 6 në Champions League të gjitha nga minuta e parë është vërtetë i pakonsiderueshëm.