Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet ku një i ri mbeti i plagosur me thikë. Plagosja e 23-vjeçarit Renato Shaulli ka ndodhur pas një sherri për rrogën e këtij të fundit.
Në debat e sipër ai ka kërkuar me ngulm që të ishte mes përfituesve të “pagës së luftës”, pasi theksonte se i takonte. Pasi janë konfiktuar verbalisht dhe më pas edhe me grushte me njëri-tjetrin, pronari i biznesit, bashke me një person tjetër, kanë goditur me thikë të riun, duke e plagosur rëndë.
Ky i fundit ka marrë plagë në brinjë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në lidhje me ngjarjen e rëndë u arrestuan dy të rinj, Reis Osmërija, 21 vjeç dhe Alban Gaçi, 27 vjeç.