Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik, Greqi ku një 14-vjeçare është përdhunuar nga 7 shokët e saj.
Mediat greke bëjnë me dije se 14-vjeçarja është përdhunuar nga 7 persona të moshës 13 deri në 17-vjeç në një banesë të braktisur në Selanik, ku mes tyre ka qenë dhe një shqiptar.
Sipas mediave greke, 14-vjeçarja është ftuar nga një shoku i saj i klasës, për të pirë një cigare, ndërkohë që i ka treguar se më të është dhe një shok i tij.
Siç bëhet e ditur sapo vajza ka mbërritur në godinë dhe ka parë se para saj janë shtatë djem ka tentuar të largohet por që për fat të keq nuk ia ka dalë.
14-vjeçarja ngjarjen e rëndë ia ka treguar shoqes së ngushte, e cila ka njoftuar nënën e saj dhe më pas nëna e saj ka njoftuar familjen e viktimës.
Më pas viktima e ka denoncuar rastin në policin ku përdhunuesit janë arrestuar dhe ndodhen në burg.