‘Dorëzohet’ Suedia? Ndryshon strategjinë në luftën kundër COVID-19

0

Suedia ka ndryshuar për herë të parë strategjinë për mbrojtjen ndaj covid-19 duke udhëzuar qytetarët e saj që të fillojnë të mbajnë maska në transportin publik për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Rekomandimet, të njoftuara të premten, përcaktojnë që suedezët duhet të mbajnë mbulesa fytyre në periudhat e pikut kur “bllokimi nuk mund të shmanget” – një kthesë e dukshme nga qasja e kritikuar e vendit ndaj pandemisë. Më tej mësohet se kryeministri Stefan Löfven ka njoftuar se në ditët në vijim do të hyjnë në fuqi masa të reja parandaluese.

Kujtojmë se Suedia është kritikuar ashpër në të gjithë botën për mos karantinim dhe mos marrjen e masave të rrepta ndaj Cvoid-19.

Kur pjesa tjetër e Evropës filloi të vinte bllokime në fillim të këtij viti, kombi skandinave. Më shumë se 360,000 suedezë kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, ndërsa rreth 8,000 kanë vdekur.

Artikulli i mëparshëmLacio, Inzagi: “Rinovimi? Asnjë problem me Lotiton”
Artikulli i radhësDurrës, 80% e biznesit u godit rëndë/ Raportojnë ulje drastike të xhiros, shumica hoteleri