Ekzekutimi me 5 plumba i shqiptarit në Spanjë/ Zbardhet pista kryesore e hetimit

0

Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri tre ditë më parë në Spanjë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në tarracën e një restoranti në qytetin turistik Alfaz del Pi  të Spanjës. Brandon Bregu, i cili kishte edhe kombësi britanike është qëlluar me pesë plumba nga një person i maskuar. Shqiptari nuk ishte një emër i panjohur për policinë spanjolle dhe se ngjarja mund të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

Viktima u shpall i vdekur pak para mesnatës së të premtes pas përpjekjeve të dështuara nga një kamerier nga një lokal aty pranë dhe mjekut të Urgjencës për ta mbajtur në jetë. Thuhet se ai është qëlluar të paktën pesë herë nga një distancë e afërt. Deri më tani pista kryesore e hetimit është ajo e drogës, që lidhet me një operacion policor të kryer muajin e kaluar në këtë qytet.

Artikulli i mëparshëmMutacioni i ri i Covid-19, nga Rinasi vijojnë fluturimet me Britaninë e Madhe
Artikulli i radhësSilvia Bino: Vaksinimi nga Covid-19 në Shqipëri në periudhën janar-mars 2021