Panik dhe kaos, pamje apokaliptike nga Britania (FOTO)

0

Që kur ministri i Shëndetësisë në Britani, Matt Hancock foli për një variant të ri të koronavirusit, shqetësimi ishte i madh. Ai tha se varianti i ri e bën virusin më ngjitës. Sipas ekspertëve, virusi i është nënshtruar një numri të pazakontë mutacionesh.

Teksa varianti i ri është shpërndarë në të paktën pesë shtete evropiane, vendimi ka qenë i menjëhershëm: mbyllje kufijsh për Britaninë dhe britanikët.

Rezultati ka qenë një kaos jo vetëm në Britani, por edhe në aeroportet dhe portet e vendeve të tjera evropiane.

Një takim urgjent pritet të mbahet në Bruksel për këtë çështje. Kurse kryeministri britanik, Boris Johnson pritet të mbledhë shtabin e emergjencës, i njohur si Cobra.

Lajmi për mbylljen e kufijve u pasua me një vërshim të njerëzve nëpër supermarkete që në orët e para të mëngjesit, pa gdhirë drita. Paniku në blerje ka bërë që të ketë boshatisje në masë.

Artikulli i mëparshëmMisteri/ Po punonte për vaksinën Covid, shkencëtari bie nga kati i 14-të
Artikulli i radhësShqipëria pezullon fluturimet me Britaninë, karantinë 14 ditë për ata që vijnë nga Anglia