
Shqipëria ka vendosur të pezullojë të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe.
Vendimi hyn në fuqi mëngjesin e së martës 22 dhjetor deri në 6 janar, tha sot ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastiruliu.
Gjithashtu është vendosur që të gjithë qytetarët që kanë hyrë dhe do të hyjnë në Shqipëri nga Anglia, të ketë një karantinë 14 ditore.
Vendimet janë marrë pas mutacionit të ri që është evidentuar në Londër dhe është shumë më infektues se sa variantet e deritanishme të koronavirusit Covid-19.
‘Pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe, duke filluar nga ora 06:00 e ditës së martë, date 22 Dhjetor, deri në datë 06 Janar.
Po ashtu vendoset masa e karantinës së detyrueshme 14 ditore për qytetarët që hyjnë nga Britania përmes rrugëve të tjera.
Vendosja e izolimit të detyrueshëm 14 ditor vjen si një masë paraprake, për të shmangur këtë infeksion apo mutacion të ri të Sars-Covi2’, tha Manastirliu.